Foto ilustruese

Peshkimi në vendnumëro më 2019, zënia u rrit vetëm me 0.9%

27 Qershor 2020, 08:54| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 08:57

  • Share

Mungesa e subvencioneve dhe flotës së posaçme po e mban zënien e peshkut në ujërat tona në vendnumëro. Teksa kërkesa për konsumin e peshkut dhe prodhimeve të detit pëson rritje nga viti në vit, zëna nuk pëson të njëjtën rritje.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 15.011 tonë nga 14.875 tonë që ishte në vitin 2018, duke shënuar një rritje me 0,91 %.

Kategoritë ujore të peshkimit janë: det, bregdet, laguna, ujëra të brendshme, akuakulturë dhe molusqe. Dy janë kategoritë kryesore që zëne përqindjen më të lartë të peshkimit, përkatësisht peshkimi “Detar” me 36,64 % dhe “Akuakultura” me 34,83 %, pasuar nga ujërat e brendshme me 18,46 %, ndaj prodhimit gjithsej.

Në vitin 2019, rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Ujërat e brendshme” me 14,20 % të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Bregdeti” me 8,56 % dhe kategoria “Akuakultura” me 1,77 %. Kategoria ujore “Laguna” ka pësuar rënie me 73,25 %, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga kategoria “Molusqe” me 2,98 %.

Zëniet sipas specieve kryesore Në vitin 2019, për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Açuga” me 20,67 % ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Karkaleci i thellësisë” me 16,21 % dhe “Merluci” me 12,32 %. Përsa i përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Krap” ka përqindjen më të madhe zënieve gjithsej, me 23,52 %, pasuar nga “Skorta” me 19,41 % dhe specia “Karas” me 18,87 %.

Flota detare Në vitin 2019, janë 651 subjekte të liçencuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit. Flota vepron pothuajse plotësisht në Nën-Zonën Gjeografike (NZGJ) 18 (Adriatiku i Jugut). Janë 19 subjekte të liçencuara më shumë se një vit më parë. Flota detare sipas porteve të peshkimit Në vitin 2019, porti me numrin më të madh të anijeve të liçencuara është porti i Durrësit, me 37,33 % të flotës së përgjithshme. Porti i Vlorës ka 30,41 % të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 15,82 %. Portet e peshkimit me përqindjet më të vogla të subjekteve të liçencuara për peshkim janë ato të, Himarës me 2,30 % dhe Lushnje-Fier me 2,00 %.

Flota detare sipas llojit të anijes Flota detare shqiptare nisur nga qëllimi i anijes ndahet në gjashtë lloje të ndryshme anije peshkimi. Pjesa më e madhe e flotës sonë është e përbërë nga anije me njica me 66,67 % si dhe anije peshkimi me tërheqje (fundore dhe pelagjike), me 27,65 %, të cilat përdoren kryesisht për të peshkuar peshqit fundorë. Pjesa tjetër janë anije shumëpërdorimshe dhe anije për qëllime të tjera./Monitor

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 27/06/2020 16:26

    nuk eshte mungesa e subvencioneve ne renien e zenieve por gjendja jo e mire e resurseve ne Mesdhe. Ne te njejten situate eshte peshkimi ne te gjitha vendet. Ka ikur koha qe deti te shikohet si nje burim i pafund. Dhe fatkeqesisht kjo situate do te jete afatgjate. Shqiperia kete vit ndaloi me ligj rritjen e numrit te anijeve te peshkimit. Nuk vjen rritja nga zenia pa fund por nga rritja e vleres se asaj qe peshkohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?