Peshkonin duke kryer shpërthime me dinamit në liqenin e Shkodrës, nën hetim 2 persona

29 Shtator 2023, 17:26| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 17:36

  • Share

Dy persona janë vënë nën hetim pasi kryenin shpërthime me dinamit në liqenin e Shkodrës për të kapur peshk.

Si rezultat janë vënë nën hetim 2 persona, të cilët u kapën në flagrancë duke peshkuar me këto mekanizma, të cilët përveçse dëmtojnë florën dhe faunën liqenore, rrezikojnë jetën e përdoruesve të tyre, për shkak të rrymës elektrike në ujë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?