PESHKOPI - Një punonjës policie është përplasur nga një automjet ditën e sotme rreth orës 18:30 në kryqëzimin Velia të Peshkopisë.
Blutë njoftojnë se efektivi i policisë është përplasur nga një automjet tip “Golf”, që po drejtohej nga 27-vjeçari Alban Murja, pasi ky i fundit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një dyqan.
Efektivi i policisë, i identifikuar me iniicalet V.Gj., ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u transportua me helikopter, në kujdesin e mjekëve.
"Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale",- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Komente
