Peshku i Hënës

Bota

'Peshku Hënë', krijesa e rrallë shumëngjyrëshe gjendet në bregdetin e Oregonit

21 Korrik 2021, 12:51| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 10:55

  • Share

Një peshk i madh shumëngjyrësh është gjetur në bregdetin e Oregonit, SHBA. Peshku Ohan, i quajtur ndryshe edhe si Peshku i Hënës u zbulua në Sunset Beach në Seaside, një qytet në anën veriperëndimore të SHBA.

Vëzhguesi i zonës është shprehur se ky është një peshk i rrallë dhe jo shpesh mund ta shohësh nga kaq afër, kështu që ishte shumë emocionuese për vendasit.

"Ata janë peshq mjaft të mrekullueshëm dhe normalisht nuk t'i shohim në breg. Ishte mjaft emocionuese për vendasit", tha Chandler.

Peshku Opah zakonisht jeton thellë në oqean. Ka një trup të rrumbullakët e të sheshtë me ngjyrë gri në të argjendtë. Këmba dhe goja e tyre janë të kuqe dhe sytë e tyre të mëdhenj janë të rrethuar me ngjyra të argjendta.

Peshku Hënë

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?