Peshku ‘koran’ nuk është më specie e rrezikuar! Jaçe: Këtë vit hedhim 60% më shumë rasat se vitin e kaluar

27 Tetor 2023, 17:02| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 17:09

  • Share

Tetori është muaj kur hidhet rasati i koranit në liqenin e Ohrit në Pogradec.

Martin Jaçe menaxher i Organizatës së Peshkimit tha për Report Tv se këtë vit do lëshohen 1.7 milion rasat ose 60 % më shumë se vitet e kaluara. Shifër kjo që pritet të shkojë në vitet e ardhshme deri në 3 milion rasat.

“Kjo shpërndarje bëhet nga Lini në Tushemisht”, tha Martin Jaçe.

Korani prej vitesh nuk është në listën e specieve në zhdukje dhe kjo ka ardhur falë masave të marra për të ndaluar gjuetinë e paligjshme dhe shtimin e popullatën përmes hedhjes së përvitshme të rasatit.

“Kjo vjen nga grumbullimi i vezëve dhe menaxhimit të liqenit dhe rregullimit ligjor. Është një punë e kordinuar për menaxhimin e liqenit të Ohrit. Ka vite që nuk përdoret më termi specie e rrezikuar”, tha më tej Jaçe.

Në Pogradec janë të licencuar 220 peshkatarë të cilët mund të gjuajnë koran, gjithashtu dhe mjetet e peshkimit janë të evidentuara nga Organizata e Menaxhimit te Peshkimit. Nga të dhënat zyrtare mësohet se çdo vit peshkohet afro 800-900 kuintal koran.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?