Gjyqtari Agron Zhukri

‘Peshqit e mëdhenj’ përballë Vettingut në 2023, nga gjyqtari që i dha vulën e PD-së Berishës, Ujkashi i ‘fajdeve’ te Lazër Sallaku i ‘lobimit rus’

30 Dhjetor 2022, 19:41| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 20:06

  • Share

Komisioni i Vettingut ka bërë dje një bilanc të procesit 4-vjeçar të filtrimit të drejtësisë. Nga 805 gjyqtarë dhe prokurorë, kanë mbetur pa kaluar në filtrin e Vettingut 201 subjekte. Nga rreth 600 prokurorë dhe gjyqtarë, më shumë se sa gjysma nuk janë më pjesë e drejtësisë, ndërsa rreth 90 subjekte janë dhënë dorëheqjen, duke evituar përballjen me Vettingun.

Pas presionit të SHBA-BE, në 10 shkurt 2022, Kuvendi vendosi zgjatjen e afatit të Komisionit të Vettingut deri në fund të vitit 2024, pasi afati funksionit mbaronte në qershor 2022. Gjatë vitit 2023, pritet të përballen me Vettingun shumica e pjesë së mbetur të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa pritet të vijojnë dorëheqjen deri në fund të procesit.

Po cilët janë gjyqtarët dhe prokurorët që pritet të përballen me Vettingun gjatë vitit 2023?

Komisioni i Vettingut ka nisur që në qershor të vitit 2020 verifikimin e gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri. Ky i fundit doli në pah dhe mori vëmendje publik pasi në 25 mars 2022, vendosi të kalonte Partinë Demokratike dhe vulën në duart e Berishës, duke i njohur Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, bashkë me vendimet për shkarkimin e Lulzim Bashës, ndryshimin e statutit, Rithemelimin, marrjen e partisë etj. Në rrethet e gjyqësorit dhe politikës flitet se Zhukri ka qenë shofer pranë Gazetës Rilindja Demokratike, Partisë Demokratike në vitin 1991 dhe më pas pranë ambasadave, pas ardhjes së PD-së në pushtet.

Nuk dihet se si u katapultua në gjyqësor, por bashkëshortja e tij, Rezarta Zhukri, ka qenë financiare pranë gazetës Rilindja Demokratike, organ në duart e Berishës. Zonja Rezarta Zhukri ka qenë sekretare personale e Sali Berishës dhe më pas shefe e administratës, fakt i pranuar edhe nga vetë gjyqtari. Për shkak edhe të kohës kur ka misur verifikimi, Zhukri pritet të dalë para Vetingut në 2023.

Procesi i Vettingut ka nisur që në dhjetor të vitit 2020 edhe për gjyqtarin e Tropojës, Sami Ujkashin, për të cilin Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor procedim disiplinor, për cenim të imazhit të magjistratit dhe cenim të besimit tek sistemi i drejtësisë, pasi ka marrë vendime për ulje dënimi dhe lirim të personave nga burgu në kundërshtim me ligjin si dhe moszbatim të legjislacionit në dy raste ekstradimi.

Gjyqtari Ujkashi ka deklaruar se i ka dhënë para me fajde babait të tij. Emri i Sami Ujkashit shfaqet në çështjen e përpjekjeve të oligarkut Bashkim Ulajt për të ndërtuar me çdo kusht dy HEC-e dhe betonizuar për interesa private Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, një nga perlat natyrore të Shqipërisë. Ujkashi ka vendosur bllokimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit për ndalimin e punimeve nga Bashkim Ulajt në Valbonë. Ujkashi është lakuar edhe për vendime të tjera të dyshimta.

Gjatë vitit 2023, pritet të përballet me Vettingun gjyqtari i Tiranës, Lazër Sallaku, emri i të cilit lidhet me mbylljen e dosjes CEZ me kosto mbi 400 milionë euro në buxhetin e shtetit si dhe me mbylljen dosjes së Lulzim Bashës për çështjen e lobimit rus. Procesi i verifikimit për gjyqtarin Sallaku ka nisur që në qershor të vitit 2020.

Në dhjetor të vitit 2020 ka nisur procesi i verifikimit edhe për gjyqtarin Avni Sejdi, i lakuar për vendimmarrje të diskutueshme, sidomos për vendimin kundër amerikanëve dhe pro gruas së Gjin Gjonit për çështjen Duty Free si dhe për favorizimit e kompanisë që administron Tregun Agro-Ushqimor. Avni Sejdi, një gjyqtar i lakuar dhe i denoncuar në media për vendime të dyshimta, pritet të përballet me Vetingun në vitin 2023.

Në qershor të vitit 2020, janë shortuar dhe ka nisur procesi i verifikimi edhe për gjyqtarët Besnik Hoxha dhe Shpëtime Pitaku. Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht në vitin 2015 nga ILDKPKI për pastrim parash dhe fshehje e një pasurie me vlerë 1 milionë euro. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ndëshkimin e saj, por gjyqtaren e ka shpëtuar ish-KLD-ja e Ilir Metës. Ndërsa, gjyqtari Besnik Hoxha, ishte pjesë e trupit gjykues, i cili në 8 shkurt 2013, shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, për të cilët prokuroria kërkonte 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon, për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Ambasada Amerikane reagoi e tronditur nga ky vendim. Më pas, Gjykata e Tiranës i dënoi me një masa qesharake për vrasje nga pakujdesia.

Para Vettingut gjatë vitit 2023 pritet të dalë edhe prokuroi Xhevahir Lita, një emër i lakuar për vendime të diskutueshme, sidomos për shuarjen e të gjitha akuzave për ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, i cili ‘turpëroi’ dhe u përlesh me 5 policë, duke i shpëtuar arrestimit për 3 vepra penale. Në dhjetor të vitit 2020 ka nisur procesi i verifikimit edhe për gjyqtaren e Shkodrës, Françeskina Lekani, lakuar javët e fundit për mbylljen e dosjes së tjetërsimit të 390 dynym rërë në vijën bregdetare të Velipojës nga biznesmeni Pëllumb Gjoka. Lekani pritet të përballet me Vettingun gjatë vitit 2023.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeni!: 30/03/2023 06:55

    Perse i keni lene qe kane ngrene nderi tani zhukri ka marr dhe po merr akoma para te thata per ceshtjet qe po gjykon nje E P dhe F P nga Babruja per tu shpetuar 5 - milion ku mori 3- milion.dhe nga qe eshte mik i Saliut se eshte marangoz jo gjyqtare Saliu e beri gjyqtar me 6- muaj shkolle. Po keshtu eshte Besnik Hoxha ,Vjollca Spahiu, Si nuk po kalojne ne veting po po i lene qe te hane akoma .Vjollca eshte e lidhur me avokate dhe psikologet dhe ndajne parat. Si ju genjeu e bija e Fatmira Laskes qe leket ja jep bashkjetusi nje moderator qe ka dy familje per te ushqyer.po Gjyqtar Mece si i shpetoj vetingut me gjithe ato afera qe ka bere dhe bene dhe eshte akoma gjyqtar sepse ka gruan Moniken qe punon ne kryeministri.Kush do ti heqi keta dhe nderi kurr?????

    Përgjigju
  • Tori: 01/02/2023 01:03

    Dilni njeher nga prokuroria w durrsit . Shikoni AFRIM SHEHUN qe i vodhi dosjet e tokave vet. Njeriu me i koruptuar ne drejtesin shqiptare. Ska drejtesi me ne kete vend

    Përgjigju
  • Benjamin: 12/01/2023 20:24

    Se di si qendron akoma ne karrige nje e korruptuar sic esht Franceskina Lekani ku i mbyll dosjet si te deshirojn ajo e korruptuar kemb e kry shpresoj qe te vihet drejtesia ne vend ta shkarkojn nje her e mir ate te korruptuar .

    Përgjigju
  • Llakatundi: 31/12/2022 05:56

    Hidhuni shikoni pak andej nga Apeli Vlorës o Tiku. Një gjobvenës (ups gjyktës Fuçia) kërdinë ka bërë në Dhjetor. Gjyqe kundër OSHEESË në një vlerë mbi 5 milion euro ka dhënë. Le të dalë një kontroll ILD se i ropën për së gjalli njerzit duke ja hequr bukën nga dollapit palëve të shkreta. Madje në një ditë ka zhvilluar 70 gjyqe, sepse këtij Fuçisë i mbaron komandimi dhe të gjitha çështjet që kanë vlera monetare i ka nxjerrë për gjykim, duke filluar me çështje qe janë shpallur në shkallë të parë në shtator 2022 ndërkohë që nuk nxjerrin për gjykim gjyqe të 2018

    Përgjigju
  • Iris: 31/12/2022 02:16

    /SHKODRA/,thjesht prania e Zhukrit ne ate proces eshte konflikt interesi qe e ben automatikisht cfaredo lloj vendimi,i drejte,apo i gabuar,te pavlefshem.

    Përgjigju
  • Shkodra: 30/12/2022 22:09

    Une besoj se Zhukri ka dhënë vendinin e duhur për PD-në. Mund të ketë bërë shumë gabime por ai ishte një vendim i drejtë. Kot e targetoni.

    Përgjigju
  • gruri: 30/12/2022 21:31

    degjuam qe ahmetaj doli pafajshem? haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ska faj vetem ahmetaj nuk esht peshk i madh haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?