Lumi Gjanica që përshkon qytetin e Fierit mes për mes është konsideruar për vite me radhë si një ndër lumenjtë më të ndotur në Shqipëri, që prej kohësh është braktisur nga gjallesat ujore për shkak të nivelit të lartë të ndotjes.
Sot pas pastrimit nga bashkia me mjete që punuan brenda lumit për pastrimin e shtresave nënujore nga mbetjet hidrokarbureve dhe masave të marra nga institucionet e mjedisit, ka befasuar të pranishmit që konstatuan peshq që lëviznin në ujërat e tij.
Siç shikohen edhe nga këto pamje ka pasur dhe tentativa nga peshkatarë të apasionuar më shumë për hobi që kanë hedhur dhe grepat për të zënë peshk.
Komente
