Ertjan Kofsha fiton vendin e parë

Sport

Peshëngritësi Ertjan Kofsha shpallet kampion në Katar, vendos rekord personal

30 Dhjetor 2024, 11:58| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 12:24

  • Share

KATAR, Doha - Peshëngritësi Ertjan Kofsha është shpallur kampion në Kampionatin Aziatik të Peshëngritjes në Doha, me një dygarësh prej 358 kilogramë të ngritura. 165 kg në stilin e shkëputjes dhe 193 kg në stilin e shtytjes duke përmirësuar rekordin e tij personal me 4 kg më shumë.

Sportisti nga Cërriku vijon të bëjë mirë, teksa kujtojmë se në nëntorin e këtij viti u shpall nënkampion Evrope në turneun e Polonisë. Në garimin e fundit në Doha rivalët e tij ishin nga e gjithë bota, me turneun aziatik që kishte të ftuar sportistë nga shumë shtete.

Megjithë emrat e rëndësishëm të peshëngritjes botërore, Kofsha i cili është vetëm 19 vjeç ka treguar gjithë cilësinë e tij dhe shihet me shpresë si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë.

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Forca!: 30/12/2024 21:08

    Bravooo,StraKofsha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?