Dmitry Peskov

Peskov: Anëtarësimi i Ukrainës dhe Moldavisë mund të destabilizojë BE-në

15 Dhjetor 2023, 15:16| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 15:17

  • Share

 Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi së fundmi se vendimi i Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë është politik dhe mund të destabilizojë unionin.

“BE-ja tani po kalon kohët jo më të mira në historinë e saj, si në aspektin e funksionimit ashtu edhe në aspektin ekonomik. Prandaj, natyrisht, është e qartë se ky është një vendim absolutisht i politizuar dhe dëshira e BE-së për të treguar mbështetjen e saj për këto dy vende në këtë mënyrë”, u tha Peskov gazetarëve.

Sipas Peskov, anëtarë të tillë të rinj në fakt mund të destabilizojnë BE-në. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?