Dmitry Peskov

Peskov: Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të çojë në kolapsin e bllokut europian

22 Dhjetor 2023, 13:29
  • Share

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të minojë të gjithë sistemin pan-evropian të bllokut dhe përfundimisht do të çojë në kolapsin e tij.

"Vendimi për të pranuar një vend si Ukraina në BE, pavarësisht nga problemet e tij territoriale, thjesht do të minojë të gjithë sistemin e BE-së. Dhe mendjet e matura kuptojnë se kjo do të jetë një barrë që BE-ja thjesht nuk do të jetë në gjendje ta mbajë. [si rezultat i së cilës] BE do të shembet [nën peshën]”, tha Peskov.

Peskov vuri në dukje se diskutimi aktualisht ka të bëjë vetëm me anëtarësimin e Ukrainës në BE, ndërsa një dialog i ngjashëm është duke u zhvilluar për një kohë të gjatë në lidhje me aspiratat në BE të një sërë vendesh të tjera, raporton Tass.

Sipas mendimit të tij, në rastin e Ukrainës, evropianët janë duke dokumentuar çdo përpjekje për të fituar një kuptim më të thellë të seriozitetit të problemit me "një diskutim të bollshëm" të mbushur me retorikë të gjata dhe të forta. 

“Ata janë mjeshtër në këtë”, tha Peskov.

Më 15 dhjetor, liderët e BE-së në Bruksel vendosën të fillojnë bisedimet e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat mund të fillojnë në mars 2024 ose më vonë. Gjithashtu, Gjeorgjisë iu dha statusi kandidat për anëtarësim në BE.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?