Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin nuk e kishte diskutuar kurrë temën e sanksioneve anti-ruse me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron apo liderët e vendeve të tjera.
“Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka ngritur kurrë temën e sanksioneve anti-ruse me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron apo liderët e vendeve të tjera që vendosën këto sanksione”, tha Peskov.
Peskov vuri në dukje se jo vetëm konfirmimi “verbal”, por edhe fakti i joefektivitetit të sanksioneve perëndimore është tashmë i dukshëm, raportojnë mediat e huaja.
“E kam fjalën për të dhënat mbi rritjen e ekonomisë sonë, mbi zgjerimin e saj dhe të dhënat e Bankës Botërore për Rusinë që po shfaqet ndër ekonomitë kryesore të Europës”, tha Peskov.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Varroset Prigozhin! Putin do të vizitojë Kinën në tetor! Erdogani së shpejti në Rusi për marrëveshjen për drithin
S.S/ReportTv.al