Bota

Peskov: Rusia është e hapur për negociata, por nuk është momenti i duhur për bisedime

7 Nëntor 2022, 14:58| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 15:03

  • Share

1667393535_0d7ffb1peskov690.jpg

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën se Rusia është “e hapur për” negociata me Ukrainën, duke shtuar se nuk është momenti i duhuri për bisedime.

"Ne kemi thënë vazhdimisht se pala ruse mbetet e hapur për arritjen e qëllimeve të saj përmes negociatave. Ne gjithashtu në mënyrë të përsëritur tërhoqëm vëmendjen e të gjithëve që për momentin nuk e shohim një mundësi të tillë, sepse vendimi i Kievit u kthye në ligj për të mos vazhduar asnjë negociatë”, u tha Peskov gazetarëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret në fillim të tetorit duke përjashtuar zyrtarisht mundësinë e negociatave me presidentin rus Vladimir Putin në përgjigje të pretendimit të paligjshëm të Rusisë për aneksimin e pjesëve të katër rajoneve të Ukrainës. 

“Rusët nuk janë gati të pranojnë se kanë pushtuar vendin tonë. Kjo do të thotë se nuk do të ketë dialog thelbësor. Ne duam t'i japim fund luftës, por hapësira dhe mundësitë kanë ndryshuar. Nuk ka asnjë siguri që rusët do të bëjnë atë që thonë se do të bëjnë. Unë mendoj se ata nuk do. Askush nuk u beson atyre”, tha Zelensky në shtator, një muaj përpara dekretit.

Washington Post të shtunën raportoi se zyrtarët amerikanë kanë inkurajuar privatisht qeverinë ukrainase të sinjalizojë një hapje ndaj bisedimeve me Rusinë dhe jo për të arritur një zgjidhje afatshkurtër, por si një lëvizje politike për të ruajtur mbështetjen perëndimore për përpjekjet e luftës. 

"Ne nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë apo jo, Ne nuk jemi në gjendje të komentojmë mbi këtë pa qenë të sigurt se është e vërtetë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit në një konferencë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Peskov: Rusia është e hapur për negociata! Rishi Sunak do të vizitojë shumë shpejt Ukrainën! Shefi i OKB-së thirrje samitit të Klimës: Bashkëpunoni ose vdisni


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?