Aksidenti në Selanik ku humbi jetën shqiptari 54-vjeçar

Pësoi aksident me motor, humb jetën 54-vjeçari shqiptar në Greqi

19 Gusht 2022, 18:28| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 18:41

  • Share

Një 54-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident në Greqi të premten. Shqiptari po udhëtonte me motor në Selanik kur u përplas nga një makinë. Për shkak të përplasjes, ai përfundoi i shtrirë në rrugë.

Mediat greke raportojnë se 54-vjeçari pësoi infarkt për shkak të plagëve të shumta që pësoi nga aksidenti.

Ambulanca shkoi në vendngjarje dhe e dërguan 54-vjeçarin në spitalin Hipokrati me shpresën se do të mbijetonte, por ai vdiq pavarësisht përpjekjes së personelit shëndetësor.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?