Kronikë

Pësoi arrest kardiak, humb jetën në spital i dënuari për dhunë në familje (EMRI)

13 Dhjetor 2024, 22:11| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 22:17

  • Share

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës i dënuari Gjevalin Lika.

Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i Burgut Lezhë.  

Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në burgun e Lezhës, pas transferimit nga burgu i Krujës.  

Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon famijen për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?