Foto ilustruese nga dhuna ne Rrugen e Kombit

Kronikë
Top 24

Pësoi infarkt, lirohet nga burgu njëri nga kuksianët që u arrestua për dhunën te Rruga e Kombit

4 Qershor 2018, 20:22| Përditesimi: 4 Qershor 2018, 22:22

  • Share

Njëri nga katër protestuesit që gjykata e Apelit në Shkodër i la në burg për dhunën ndaj policisë dhe shkatërrimin e sporteleve ku do të paguhet tarifa e ‘Rrugës së Kombit’ është liruar. Ai është Florin Onuzi 35 vjeç, banues në fshatin Nangë. Ndërsa sipas burimeve të Report Tv ai u lirua nga burgu, pasi pësoi infarkt.

Pas marrjes së mjekimit në spital, 35-vjeçari është dërguar në banesën e tij në Nangë të Kukësit, ndërsa tashmë në burg kanë mbetur vetëm 3 kuksianë nga 23, që u arrestuan fillimisht. Disa u liruan nga Shkalla e Parë, disa nga Apeli, ndërsa tani në burg janë vetëm 3, të cilët dorëzuan cështjen në gjykatën e Lartë për rekurs.

Vasil Laci, Xhevahir Gashi dhe Elton Cengu kërkojnë lirinë në gjykatën e lartë. Prej 16 majit dosja e tyre ka përfunduar në kolegjin penal për rekurs, ndërsa ndryshimin e masës së sigurisë hetim në gjendje të lirë dhe detyrim paraqitje kanë bërë dhe 7 protestuesit e liruar nga Apeli i Shkodrës.

 

Komento

Komente

  • Fredi: 04/06/2018 22:07

    Ik o shkrete ne shtepi se ke halle dhe shiko cfare te gjeti tjeter. Ata qe ju shfrytezuan ne proteste kane vile nga 500 mije euro. Po ti? Ata qe ju mbajne brenda ju hedhun nga 140 mije euro ne dasma. Heren tjeter kur te cohesh per te protestuar per te drejtat e tua po pe politikan afer ik me vrap, ose qello ata me gure.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?