Deputeti i PS, Paulin Stërkaj

Politikë
Top 24

Pësoi ishemi cerebrale, flasin mjekët për Report Tv: Deputeti Paulin Stërkaj jashtë rrezikut për jetën

20 Qershor 2018, 10:58| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 11:14

  • Share

Një ditë pasi pësoi ishemi cerebrale, përmirësohet gjendja shëndetësore e deputetit të PS, Paulin Stërkaj.

Mjekët e QSUT thonë për Report Tv se deputeti është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht vështirësive që kaloi gjatë orëve të fundit. Ai po mbahet në monitorim nga mjekët në reanimacionin QSUT-së në kryeqytet dhe parametrat shëndetësorë deri në këto momente paraqiten optimiste. 

Gjendja është e përmirësuar. Pacienti paraqet parametra të përmirësuara dhe ndodhet në gjendje shëndëtësore normale. Jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët e QSUT flasin për Report Tv

Lajmin për gjendjen shëndetësore të Stërkajt e dha vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë lutej që deputeti Stërkaj ta përballonte si kampion këtë provë të vështirë pas kësaj befasie shëndetësore. Sipas Ramës, socialistët e kanë njohur ligjëvënësin e majtë si kampion gjithnjë, që në rininë e hershme, ndërsa janë të gjithë me të në këtë moment të vështirë.  

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?