Deputeti Paulin Stërkaj në spital

Kronikë
Top 24

Pësoi ishemi cerebrale, deputeti Stërkaj jashtë rrezikut, përshëndet nga spitali, Shqiptarja.com sjell foton

20 Qershor 2018, 21:01| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 21:14

  • Share

TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj është i shtruar në spital, pasi një ditë më parë pësoi ishemi cerebrale. Shqiptarja.com sjell foton e parë të deputetit të qarkut të Shkodrës të  shtruar në spital. Deputeti duket në gjendje të mirë, këtë e tregon edhe gjesti i tij më dorën ngritur duke përshëndetur ata që u shqetësuan për shëndetin e tij.

Deputeti Paulin Stërkaj në spital

Mjekët e QSUT thanë sot për Report Tv se deputeti është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht vështirësive që kaloi gjatë orëve të fundit. Ai po mbahet në monitorim nga mjekët në reanimacionin QSUT-së në kryeqytet dhe parametrat shëndetësorë deri në këto momente paraqiten optimiste.

Gjendja është e përmirësuar. Pacienti paraqet parametra të përmirësuara dhe ndodhet në gjendje shëndetësore normale. Jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët e QSUT për Report Tv

Lajmin për gjendjen shëndetësore të Stërkajt e dha vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë lutej që deputeti Stërkaj ta përballonte si kampion këtë provë të vështirë pas kësaj befasie shëndetësore. Sipas Ramës, socialistët e kanë njohur ligjëvënësin e majtë si kampion gjithnjë, që në rininë e hershme, ndërsa janë të gjithë me të në këtë moment të vështirë. 

Komento

Komente

  • Alex: 27/06/2018 23:12

    Sherim te shpejt Paulo.

    Përgjigju
  • Alex: 27/06/2018 23:11

    Sherim te shpejt Paulo.

    Përgjigju
  • Nafte ballshi e konservuar.: 21/06/2018 14:18

    Ke pire nafte te pa perpunuar si ajo qe tregton ne pikat e karburanteve tuaja.Pa te keqen e femijeve tuaj vafsh ne hell.

    Përgjigju
    • Alex: 27/06/2018 23:15

      Ishalla te gjen edhe ty ate ku ja urove.

  • Agim: 21/06/2018 00:13

    Sherim te shpejte Kampion. I Respektuar.

    Përgjigju
    • Salah: 21/06/2018 07:59

      Mafiosi Fatos Nano: p.Sterkaj

  • Roni: 20/06/2018 22:19

    Te shkuara dhe sherim te shpejte z.Sterkaj.

    Përgjigju
  • tir: 20/06/2018 21:19

    Zotit Sterkaj i uroj sherim te shpejte per vete se pari, familjareve te tij , miqeve dhe kolegeve te PS-se.Askujt ne kete bote nuk i urojme te keqen kur eshte njeri i mire.

    Përgjigju
  • vera: 20/06/2018 21:17

    Duhet te mbash diete se je bere si gic

    Përgjigju
    • alex: 27/06/2018 23:13

      Brravo.. Dosa..

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?