Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit dhe atë të Amerikës latinë në veçanti. Futbollisti 27-vjeçar i Nacional Juan Izquierdo ka ndërruar jetë pas 5 ditësh në spital.
Uruguaiani humbi ndienjat në ndeshjen e Kupës Libertadore mes San Paolos dhe Nacional, me datë 23 gusht. Fillimisht iu dha ndihma e parë dhe futbollisti u përmend rrugës për në spital, por fatkeqësisht kjo nuk ka mjaftuar që ai ti mbijetonte fatkeqësisë. E gjithë amerika latine është në zi për ngjarjen, ndërsa zyrtarisht thuhet se Izquierdo ndërroi jetë për shkak të aritmisë në zemër.