Gazetari Sukru Oytan në momentin që pëson atak kardiak

Bota

Pëson atak kardiak në transmetim live, gazetari rrëzohet përtokë (Video)

21 Nëntor 2018, 15:47| Përditesimi: 21 Nëntor 2018, 15:55

  • Share

Gazetari i njohur turk ka rënë përtokë pa ndjenja teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Sukru Oytan po komentonte ndeshjen “Eskisehirspor-Umraniyespor", në momentin që ka pësuar atak kardiak dhe si fillim ka rënë me fytyrë mbi tavolinë.

“Dailymail”, shkruan se kamerat kanë filmuar gjithçka dhe kjo situatë ka trembur të gjithë teleshikuesit dhe stafin që ndodhej në studio.  Kohët e fundit Oytan ishte diagnostikuar me aritmi, mirëpo 10 ditë pasi mjekët i kishin vendosur një stimulues kardiak, moderatori ishte kthyer në punë.

Momentalisht gazetari ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?