Një avion i kohës së Luftës së Dytë Botërore që merrte pjesë në një shfaqje ajrore në Cocoa Beach, u desh të bënte një ulje emergjente në oqean, duke shkaktuar një shok të madh tek shikuesit.
Në videon e filmuar nga një pushues, shihet avioni duke u ulur përpara se të ndalet në oqean, jo shumë larg nga vendi ku njerëzit po notonin.
Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga incidenti, i cili ndodhi si pasojë e një defekti mekanik në avionin historik.
TBM Avenger është një bombardues amerikan i krijuar fillimisht për Marinën e Shteteve të Bashkuara dhe Trupat Detare. Ai hyri në shërbim në 1942, në Betejën e Midway dhe nuk është avioni i parë i epokës së Luftës së Dytë Botërore që kishte probleme vitet e fundit. Në vitin 2019, shtatë persona vdiqën dhe shtatë të tjerë u plagosën kur një bombardues B-17G Flying Fortress ra në Aeroportin Ndërkombëtar të Bradley në Connecticut.