Foto ilustruese

Pëson defekt makina e avokatit Adriatik Lapaj, përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes! Reagimi: Asgjë e qëllimshme

25 Maj 2023, 14:07| Përditesimi: 25 Maj 2023, 14:48

  • Share

Makina e avokatit Adriatik Lapaj ka pësuar defekt dhe është përfshirë nga flakët në rrugën ‘Kuvajt’ në Tiranë. Automjeti ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Në një postim në rrjete sociale, Adriatik Lapaj sqaron se nuk ishte asgjë e qëllimshme, thjesht defekt.

“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”, shkruan Lapaj.

Komento

Komente

  • Jari: 26/05/2023 07:12

    Po se ke problem për makinë ti se janë Eurot e xhaxhait që i ka vendosur me djersën e ballit o Nipi i Hajdutit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?