Kryepeshkopi Anastas (Janullatos)

Sociale

Kryepeshkopi Anastas po mjekohet në spitalin 'Ungjillëzimi' në Athinë! U transportua me avion ushtarak! Burime për Report TV: Gjendja e stabilizuar

3 Janar, 14:33| Përditesimi: 4 Janar, 00:06

  • Share

ATHINË- Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi është dërguar për kurim në spitalin "Ungjillëzimi” në kryeqytetin grek pas përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore që e bëri të nevojshme transferimin e tij pasditem e sotme (3 janar 2025) nga Tirana në Athinë, shkruan CNN grek.

Kryepeshkopi po i nënshtrohet disa analizave dhe spitali pritet të dalë nesër (04/01), me një njoftim për gjëndjen shëndetësore të Fortlumturisë së tij. Kryepeshkopi, 95 vjeçar po monitorohet nga doktoresha Anastasia Kottanidou e njëjta që është kujdesur për të 5 vite më parë kur u shtrua pasi u prek nga coronavirusi.

Viroza e gripit sezonal që ka prekur hierarkun 95-vjeçar duket se është zhvilluar në një infeksion dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka pasur gjakderdhje në aparatin tretës

Burime pranë Kishës Orthodhokse në Tiranë bënë me dije për Report TV dhe Shqiptarja.com se gjendja e Kryepiskopit në këto momente është e stabilizuar. Po sipas të njëjtave burime, dërgimi në Athinë rreth orës 18:30,  me orën tonë u krye për ta mbajtur nën kontroll rekuperimin shëndetësor të Fortlumturisë së tij.

Prej datës 30 dhjetor 2024, Anastas Janullatos ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë, pasi ishte prekur nga gripi sezonal. Shtrimi i tij u konsiderua i nevojshëm duke marrë parasysh moshën 95 vjeçare dhe gjendjen e tij shëndetësore, shkruan CNN grek.

Sot, shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë ishte përkeqësuar ndjeshëm. Sipas informacioneve, ai ka pasur hemorragji gastrointestinale dhe edemë pulmonare dhe "gjendja e tij është shumë serioze; shkruan sot CNN grek 

Për këtë arsye, u gjykua e domosdoshme transportimi i tij në Athinë me një avion C-27J të Forcave Ajrore Greke me ndihmën e një ekipi të posaçëm mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi). CNN grek shkruan se ka pasur një vonesë në fluturimin e avionit, por kjo jo për shkak të gjendjes shëndetësore të kryepiskopit, i cili nuk ka qenë i intubuar. 

Ndërkohë ëebajti grek ‘Protothema’, mesditën e sotme,shkruante se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit, 95 vjeç, ishte rënduar.

Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Orthodhokse të Shqipërisë që prej vitit 1991. Spitali “Evangelismos”,  (Ungjillëzimi) në Athinë është i njëjti ku u shtrua në vitin 2020 me koronavirus.Në atë kohë, Profesoresha Anastasia Kotanidou u kujdes për të dhe pritet që të ndodhë e njëjta gjë edhe tani. Megjithatë, gjendja e hierarkut është nën kontroll.

Ora 20:07
Kryepeshkopi Anastas po trajtohet në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, pas analizave mjekët pritet të dalin nesër me një njoftim

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas po trajtohet në spitalin “Ungjillëzimi” pas përkeqësimit të shëndetit të tij, gjë që bëri të nevojshme transferimin e tij nga Tirana në Athinë.

Sapo të kryhen analizat e nevojshme, spitali pritet të dalë me një njoftim.

Avioni i Forcave Ajrore që transportoi në Athinë Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas, u ul në Elefsinë pak pas orës 18.30.

Ka pasur një vonesë në fluturim, por jo për arsye shëndetësore të Kryepeshkopit. Ai nuk është i intubuar, ka kontakt me mjedisin dhe do të transferohet në ICU Evangelismos.

Për sa i përket gjendjes shëndetësore, virusi sezonal që e preku prelatin 95-vjeçar u shndërrua në infeksion. Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital të Tiranës më 30 dhjetor, pasi ishte prekur nga një virus sezonal dhe shtrimi i tij në spital u gjykua i nevojshëm kryesisht për arsye parandaluese, nisur nga mosha dhe shëndeti i rënduar.

Kujtojmë se Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi ka qenë i shtruar edhe më parë në spitalin 'Ungjiëllzimi' në Athinë, gjatë vitit 2020 për shkak të koronavirusit.

SI.E./S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariu: 04/01/2025 19:19

    Janulla te rri ne greqi me jorgollaqet e sojit te vete. Shqiperia ka prifterinj shqiptar e spiunet greke nuk na duhen.

    Përgjigju
  • Hope: 04/01/2025 10:21

    I uroj shërim të shpejtë, me një lutje në këtë nisje të vitit 2025 për shërim dhe përtëritje të të gjithë të sëmurëve e të pashpresëve. Zoti na ndihmoftë të gjithëve!

    Përgjigju
  • Triniteti: 04/01/2025 07:48

    I urojm sherim te shpejt.... por mosha ba tveten....

    Përgjigju
  • Prifti tjeter: 03/01/2025 21:59

    Njeriu i perendise kerkon ndihmen e mjeksise.pra ajo,feja qenka genjeshtra me e madhe.. Eh si tallen me popullin ndersa vet marrin helikopterein ushtarak...!

    Përgjigju
  • Besimi: 03/01/2025 20:44

    Sherim te shpejt

    Përgjigju
    • Shenjtor: 04/01/2025 04:00

      Dhe tY besim

  • Alfred Shehu Bejleri Freddis beleris mpeleris dashnori I janulles: 03/01/2025 16:09

    Mbajeni aty ku eshte .mos e ktheni me ne shqiperi

    Përgjigju
  • Altin: 03/01/2025 15:40

    Me avjon ushtarak pak e cuditshme per nje njeri te zoti

    Përgjigju
    • Mos flisni: 03/01/2025 18:53

      Pse ti e pagove. Kur te semuesh ti mer buciklete.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?