Për shkak të reshjeve të shumta të shiut të rëna gjatë këtyre ditëve janë krijuar probleme në disa segmente rrugore në fshatrat e Bashkisë së Patosit. Rruga e cila lidh disa fshatra te njësisë administrative Ruzhdie që prej fillimit të muajit Janar ka pasur shkarje të saj.
Automjetet dhe banorët për të gjitha këtë periudhë kanë kaluar në një rrugë dytësore që është hapur për të qarkulluar .
'Nuk është vëtëm kjo rrugë të gjitha rrugët janë të prishura. Ça makine me, unë nuk vete dot në këmbë, të gjitha rrugët janë beterr. Është shkarë ajo dhe ajo që po bëhet.'- tha një banorë.
Përveç shkarjes së rrugës ka pasur edhe shkarje dherash në zonën kodrinore si dhe çarje rruge çka është bërë burim për aksidente.
Ky segment rrugor lidh 5 fshatra Siqecë , Drenie , Rushdie , Kasnicë , Gjynoqarë dhe është i vetmi që i lidh banorët me Qytetin e Patosit. Rruga ka shkarje edhe ne pjesë të tjera po janë marrë masa të menjëhershme me hapjen e akseve dytësore.