Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Pesë persona në Kosovë akuzohen për terrorizëm, planifikuan sulmet që në mars 2021

23 Dhjetor 2022, 18:42| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 18:49

  • Share

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza për pesë persona, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, ajo që rëndon akoma më tepër aktakuzat e këtyre pese personave është edhe fakti se ata kishin kontaktuar një person, i cili kishte gradë të lartë në “organizatën terroriste Shteti Islamik dhe janë angazhuar që të sigurojnë armatime të ndryshme. Dy persona të tjerë janë akuzuar gjithashtu se kanë fshehur armë zjarri dhe municione të tjera, të cilat i kanë groposur.

“Personat me incialet A.Gj., E.S., N.S dh M.B., nga marsi i vitit 2021 deri në tetor të po atij viti, kishin bërë përpjekje të krijonin një strukturë organizative “për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë”, është shkruar në njoftimin e Prokurorisë.

Veprat për të cilat dyshohen janë: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës si dhe për kryerjen e veprës terroriste.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?