Petanik me fasule
Përbërësit:
- 300-400 gr petë të pjekura
- 400 gr fasule të bardha
- 1 qepë mesatare
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1 lgj spec i kuq i bluar
- 250 ml lëng nga zierja e fasuleve
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Rigon ose majdanoz të grirë (opsionale)
Përgatitja:
Pasi i kemi lënë fasulet në ujë për disa orë ose gjatë natës, i vendosim të ziejnë derisa të zbuten plotësisht. Më pas i kullojmë dhe ruajmë rreth 250 ml nga lëngu i tyre. Në një tigan, skuqim qepën në vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë specin e kuq të bluar, kripën, piperin dhe më pas hedhim fasulet e ziera. I përziejimë mirë dhe i lëmë të marrin shije për disa minuta. Ndërkohë në një tavë të lyer me pak vaj, vendosim një shtresë me petë të gatshme të pjekura. Hedhim një shtresë me përzierjen e fasuleve dhe pak lëng nga zierja e tyre për të lagur petët. E përsërisim procesin duke alternuar petë dhe fasule derisa të përfundojmë me përbërësit. Në fund e spërkatim petanikun me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C duke e pjekur për rreth 20-25 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të lehtë të artë.
Komente
