Petë misri me lëpjetë
Përbërësit:
- Miell misri
- Lëpjetë e freskët
- Kos i trashë
- Qumësht
- Kripë
- Vaj ose gjalpë i freskët
- Përgatitja:
Në fillim përgatitim petët me miell misri, duke përzier miellin me ujë të ngrohtë dhe pak kripë, dhe duke i shtruar petët me dorë ose me okllai. Petët i pjekim një nga një në furrë ose në tigan dhe lihen mënjanë. Ndërkohë presim lëpjetën pasi e kemi larë mirë, e vendosim të zbutet në ujë të vluar, më pas e kullojmë dhe e grijmë hollë. Shtojmë tek lëpjeta kos dhe pak qumësht dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze. Në një tepsi radhisim petët duke i spërkatur me përzierjen me lepjetë dhe kos, shtresë pas shtrese. Në fund hedhim pak vaj ose gjalpë sipër dhe e vendosim të piqet në furrë për pak minuta.
Komente
