Receta

Petë misri me lëpjetë nga zonja Albana

22 Prill, 11:26| Përditesimi: 22 Prill, 11:33

  • Share

Petë misri me lëpjetë

Përbërësit:

  • Miell misri
  • Lëpjetë e freskët
  • Kos i trashë
  • Qumësht
  • Kripë
  • Vaj ose gjalpë i freskët
  • Përgatitja:

Në fillim përgatitim petët me miell misri, duke përzier miellin me ujë të ngrohtë dhe pak kripë, dhe duke i shtruar petët me dorë ose me okllai. Petët i pjekim një nga një në furrë ose në tigan dhe lihen mënjanë. Ndërkohë presim lëpjetën pasi e kemi larë mirë, e vendosim të zbutet në ujë të vluar, më pas e kullojmë dhe e grijmë hollë. Shtojmë tek lëpjeta kos dhe pak qumësht dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze. Në një tepsi radhisim petët duke i spërkatur me përzierjen me lepjetë dhe kos, shtresë pas shtrese. Në fund hedhim pak vaj ose gjalpë sipër dhe e vendosim të piqet në furrë për pak minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?