Peter Madsen

Peter Madsen: Vrasësi danez u kap në përpjekje për tu arratisur nga burgu

20 Tetor 2020, 14:05| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 14:12

  • Share

Peter Madsen i burgosur përjetë, me akuzat e ngacmimit seksual dhe vrasjen e një gazetari në bordin e nëndetëses së tij është kapur pasi u përpoq të arratisej nga burgu.

Ekspertët e asgjësimit të bombave u dërguan në vendin e ngjarjes pasi Madsen kishte akuzuar se posedon bombë.

Një video në kanalin suedez të lajmeve Expressen tregon një burrë në tokë afër një gardhi dhe dy oficerë policie që kanë drejtuar armët.

Sipas raporteve të mediave daneze Madsen, u burgos për vrasjen e gazetares suedeze Kim Wall në gusht 2017.

Wall, një gazetare 30-vjeçare fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare, u gjet e vdekur pasi ajo hipi në anijen Nautilus me Madsen në mbrëmjen e 10 gushtit 2017. Ajo kishte dashur të intervistonte inxhinierin për një artikull që po shkruante,  trupi i të cilës u gjet i copëtuar në det.

Në Prill 2018, Madsen u dënua për vrasjen e saj me paramendim dhe ngacmim seksual.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?