Gazetari Peter Tiede

Peter Tiede është naiv apo bën sikur është?

25 Qershor 2019, 19:13| Përditesimi: 25 Qershor 2019, 19:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të çojë në gjykatën gjermane gazetarin Peter Tiede për fushatën në shtyp, të ndërmarrë kundër qeverisë dhe kundër Shqipërisë, të bazuar mbi disa përgjime, pjesë e dosjeve të famshme 339 dhe 184, që një prokuror i ka vjedhur nga zyrat e Prokurorisë për t’ia dhënë PD-së. Ajo që të habit në këtë betejë politiko-mediatike është reagimi i Peter Tiede-s, i cili këmbëngul të sulmojë kryeministrin, duke pretenduar se përgjimet janë autentike.

Askush nuk e ka vënë në diskutim që përgjimet janë autentike dhe, në fakt, padia e Ramës nuk synon të tregojë se ato dokumenta janë false. Tjetërkund qendron çështja: a janë të bazuara akuzat që Peter Tiede hedh në artikujt e tij kundër Edi Ramës, kundër qeverisë dhe kundër Shqipërisë, e cila, sipas gazetarit gjerman, nuk meriton të hapë negociatat me Bashkimin Evropian? A mjaftojnë si prova përgjimet (autentike), të përdorura nga Peter Tiede, për të akuzuar Ramën se ka organizuar shitblerje të votave, se e ka kthyer Shqipërinë në një narko-shtet, etj, etj?

Duke rënë në të njejtin mëkat që bën opozita shqiptare, Peter Tiede është transformuar në prokuror, duke zhvilluar një fushatë mediatike të njëanshme, gjatë së cilës nuk u ka dhënë asnjëherë mundësinë, as Ramës, as protagonistëve të tjerë të artikujve të tij, që të mbrohen. Dhe është pikërisht për këtë, që ai duhet të përgjigjet para një gjykate gjermane, e cila nuk duhet të përcaktojë nëse përgjimet janë apo jo autentike, por duhet të përcaktojë nëse Peter Tiede i ka apo jo provat e mjaftueshme për të vërtetuar akuzat e bëra. Dhe, ndoshta, pikërisht pasi ato përgjime janë autentike, do të mund të akuzohej edhe se ka përdorur material dhe dokumenta të vjedhura nga Prokuroria e Tiranës dhe pastaj “i ka shitur” si artikuj në Gjermani. Si në Shqipëri, ashtu edhe në Gjermani, në fakt, ai, që përfiton direkt apo indirekt nga përdorimi i materialeve të vjedhura, ka kryer një vepër penale.         

Të gjitha këto, Peter Tiede nuk duket se i ka kuptuar dhe ai këmbëngul me agresivitetin e tij verbal, pa e ditur se çdo postim i tij kundër Ramës bëhet një provë e re në dosjen e avokatit sepse ata tregojne qe ai nuk reagon si nje gazetar i pavarur dhe profesionist, por si nje militant qe eshte pjese e nje fushate politike. Kështu që lind pyetja nëse ky Tiede a është vërtet aq naiv, apo vetëm bën sikur është i tillë.

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 26/06/2019 12:07

    Po ik o gjerman e na ler rehat,boll kemi keta monstra plehra ketu,mos na i shto numrin e tyre dhe ti,kemi Lulken me Mona fallxhoren boll edhe ti.

    Përgjigju
  • xxx: 26/06/2019 12:01

    Ky syzja qenka bere politikan shqiptar ne opozite i blere me para

    Përgjigju
  • USA: 26/06/2019 04:42

    I shkreti mundohet te kurseje Eurot e shqiptareve dhe ne prape kunder.Po te ishte budalla nuk do i publikonte ..Made in Germany o fodullat Albanese. Nuk vlen paraja gjithandej si ne albanistan.

    Përgjigju
  • Pike e zeze: 26/06/2019 02:04

    Po ky gazetari qe ka shkruar artikullin cpo ben? Fushate apo po qendron objektiv?

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/06/2019 23:39

    Të lumt për këtë shkrim shumë me vend dhe profesional !!!

    Përgjigju
  • 007: 25/06/2019 22:22

    Aman o gjerman na ler rehat se jemi ngopur me keto .Kemi 30 vjet qe degjojm budallalleqe.Ketu pergjohet i madh e i Vogel,ky duhet te jet shqetesim.cenohet privatesia.Persa i perket shit blerjes se votes skemi nevoj per pergjime ,i kemi par laiw.Nuk blehen 200 mije votues Jo ne shqiperi po edhe gjermania qe ka 60 miljon.E ka te sigurt qe nuk fiton shqupi edhe nxjerr pretekse.I uroj suksese ne 2025.

    Përgjigju
  • Spartak Hasanaj: 25/06/2019 21:20

    sa artikull gjenial jam kurios kush e ka shkruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?