Heung-min Son, futbollist i Koresë së Jugut

Peticion për Son, tifozët kërkojnë që ai mos të kryejë shërbimin ushtarak

29 Qershor 2018, 17:00| Përditesimi: 29 Qershor 2018, 17:02

  • Share

Koreja e Jugut bëri surprizën më të madhe të këtij Botërori dhe ndoshta të të gjithë kompeticioneve të tilla madhore në kohët moderne, duke fituar 2-0 ndaj Gjermanisë dhe nxjerrë jashtë pikërisht kampionët e botë në fuqi që në fazën e grupeve.

Megjithatë, ky rezultat historik nuk kualifikoi dot Korenë e Jugut për në fazën e 1/8 finale dhe tashmë futbollistët janë kthyer në shtëpi, me një fakt trishtues, me yllin e ekipit Son, që duhet të kryejë 21 muaj shërbim ushtarak, sipas ligjeve të vendit.

Para se të niste Kupa e Botës në Rusi, Koreja e Jugut mori një vendim: Nëse kombëtarja e tyre arrinte të kalonte fazën e grupeve, atëherë të gjithë futbollistët do t’i shpëtonin detyrimit për të kryer ushtrinë.

Ky ligj, përfshin të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri në 35 vjeç dhe zgjat si proces 2 vjet. Fakti që Koreja u eliminua në grupe këtë Botëror, bën që futbollistët të ndiejnë presionin e ushtrisë.

Gjithsesi, për talentin e Tottenham, Heung-min Son, ka një shpresë. Në Kore, tifozët kanë nisur të nënshkruajnë një peticion, ku kërkohet nga shteti që Son të përjashtohet nga detyrimi ushtarak.

Peticioni i është paraqitur presidentit koreano-jugor, Mun Ja-in, ndërkohë që ende nuk është marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.

I vetmi reagim për Botërorin, ka ardhur nga kryeministri, i cili ka thënë se realiteti fitoi mbi imagjinatën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?