Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në një raportim për emisonin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv, ka folur rreth peticionit në Kosovë për largimin e Kryetarëve shqiptarë të Komunës në Kosovë me shumicë serbe.
Ai tha se ishte zotimi i institucioneve të Kosovës për të organizuar zgjedhje të lira me shumicë serbe, ku së fundmi ata kanë arritur në konkluzionin “që të përfundojnë me idenë që të kemi një peticion për të shkarkuar kryetarët aktualë të cilët janë nga uniteti shqiptar”.
Për peticionin ai tha se kjo gjë “do të bëjë të mundur shkarkimin e këtyre kryetarëve dhe të organizohen zgjedhjet e lira. Peticioni ka vazhduar i cili ka disa vërejtje nga qytetarët në procesin dhe mënyrën e votimit, por ne këtë mund ta konsiderojmë si një proces i cili po mbahet e do të monitorohet, po ashtu do të ketë edhe mundësinë e ankimimit në rast që do të kemi ankesa të cilat kanë nevojë për tu ankimuar”.
Po ashtu Elezi ka folur edhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në firmosjen e këtij peticioni, i cili tha se ky ishte një proces normal dhe se kjo gjë do shihet vetëm nëse është përmbushur numri i kërkuar për largimin e kryetarit aktual të komunës.
“Pas këtij peticioni, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, Kosova do të shkojë drejt zgjedhjeve në 4 komunat me shumicë serbe dhe ne presim që të kemi një proces zgjedhor, i cili do të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët, përfshirë këtu edhe faktorin ndërkombëtar dhe shteteve të cilat deri më tani kanë mbështetur demokracinë dhe zhvillimet në Kosovë dhe pse jo të kemi zgjedhje të cilat do prodhojnë kryetarë legjislim në atë zonë dhe se pjesëmarrja nuk do të sabotohet si rradhën e kaluar nga serbët, por që do të kemi pjesëmarrës nga serbët lokalë dhe të kemi mundësi që të kemi një qeveri e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë palët në terren”, tha Elezi.
Po ashtu Elezi tha se “në peticionin e parë që do zhvillohet, qytetarët serbë do të kuptojnë përpjekjen e institucionit të Kosovës për organizimin e zgjedhjeve demokratike në atë zonë dhe nuk do të kenë arsye për të kërkuar të drejtat e tyre përmes akticitetit të dhunshmë, qoftë protestave apo formave të tjera, por do të shfrytëzojnë të drejtën demokratike duke marrë pjesë në zgjedhje dhe të zgjedhin atë që besojnë se do të jenë përfaqësuesit më të mirë për ta”.