Nëse Prishtina nuk e zbaton detyrimin nga marrëveshja e Brukselit, atëherë edhe detyrimet e Serbisë nga ai dokument do të pushojnë ka thënë, Petar Petkoviç drejtor i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të mbajtur në Beograd ai paralajmëroi se Serbia do ta konsiderojë edhe largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Petkoviç nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë (RFE) rreth afatit të fundit për Prishtinën, pas së cilit, Serbia do të heqë dorë nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ai, gjithashtu nuk specifikoi hapat e ardhshëm të Serbisë lidhur me këtë çështje.
Sipas tij, është përgjegjësi e Bashkimit Evropian (BE) të ushtrojë presion mbi Prishtinën dhe të mundësojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, siç parashikohet nga Marrëveshja e Brukselit e muajit prill të vitit 2013.
"Nuk do të ketë marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën përpara formimit të Asociacionit, dhe as nuk është në rend të ditës dhe as që është diskutuar diku. Serbia nuk do ta njohë Kosovën, dhe në këmbim të marrë një asgjë të madhe. Marrëveshja duhet të burojë nga dialogu", tha Petkoviç.
Ndërsa Marko Gjuriç, drejtori aktual i Zyrës për Kosovën dhe ambasadori i sapoemëruar i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, deklaroi se Serbia po përballet me kohë të vështira, sepse, siç tha ai, Prishtina po përpiqet të shkatërrojë dialogun.
"Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po bën një punë të madhe për të minuar përpjekjet për dialog. Edhe në të ardhmën Serbia do të angazhohet për dialog", tha Gjuriç ( Raporton Radio Evropa e Lirë)
Po ku jeni or shqiptare!qe beni vija te kuqe njeri-tj etrit e vrastreve serb j o! E shihni ju "patriotet,dashamiret e Kosoves dhe shqiptarizmes".Ju qe Kosoven e "doni aq shume".Ju qe vetem vetem xhepa keni e me se paku "brenge dhe perkushtim" per shtetin dhe popullin qe ju dha besimin te drejtoni.Shikoni vetem Kuvendin! Nuk do koment, me banal,me hiq e me pakuptimet5 as nuk ka pasur e as nuk ka e nu k do kete kurre.
PërgjigjuKëtu më itali ka hyr në fuqi ky ligj për mbajtjen e maskave ka 10 ditë, nuk zbatohet 100% as këtu, por qytetarët duhet të jen të ndërgjegjshëm për vetë mbrojtjen e tyre dhe duhet ta vendosin maskën,
Përgjigju