Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviç është deklaruar për takimin në Bruksel. Sipas tij, Kurti po shmangë obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Këto deklarata ai i bëri nga Brukseli në kohën e pushimit pas takimit me Josep Borrell dhe Vuçiç.
“Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit. Ai e bën atë në mënyra të ndryshme dhe me truke të ndryshme. Presidenti Vuçiq po lufton dhe po insiston në Asociacion, sepse është obligim i Prishtinës që ekziston për 10 vjet”, ka theksuar ai.
Lajmi kryesor:
S'ka marrëveshje në Bruksel, por 'plani franko-gjerman' pranohet nga palët! Borrell: Zhvillim i madh! Vuçiç: Kosova s’pranon Asosacionin! Kurti: Serbia s’ishte e gatshme të firmoste
F.D/ReportTv.al