Petrit Vasili i del në mbrojtje Metës dhe sulmon Komisionin Hetimor: Kalbësirë kriminale

10 Korrik 2019, 19:46| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 19:50

  • Share

Një ditë pas mbledhjes së parë të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, ka ardhur një reagim nga Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ka qenë ish deputeti, Petrit Vasili i cili ka dalë në mbrojtje presidentit Meta duke e cilësuar Komisionin që do të hetojë shkeljet kushtetuese nga Presidentit si një “kalbësirë kriminale që nuk ka asnjë lloj vlere”.

Ndër të tjera Vasili mendon se Meta nuk do të shkarkohet pasi të njëjtat vendime si ai i ka marrë edhe ish-kreu i shtetit Bujar Nishani gjatë ushtrimit të detyrës.

Postimi i Vasilit:

Komision hetimor per Presidentin, nje kalbesire kriminale me zero vlerë. Komision hetimor eshte i vdekur eshte nje kalbesire kriminale sepse juridikisht është zero dhe moralisht është më pak se zero.

Juridikisht zero sepse mblidhen të diskutojnë ndërkohë që janë në një paligjshmëri të plotë. Dekretet e Presidentit janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Momenti në të cilin Presidenti Ilir Meta veproi me dekretin e tij është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e evitimit të konfliktit kritik civil, të qetësimit të situatës dhe krijimit të hapësirës për dialog.

Por si veprim juridik ishte dhe mbetet thjesht një precedent si gjithë të tjerët me pare. Një precedent që e ka aplikuar ne menyre korrekte Presidentet Nishani dhe Moisiu në funksion të situatës.

Pra s’ka asnjë ngjarje juridike, dhe juridikisht nuk ekziston asgje. Komisioni Hetimor është zero. Materia juridike me dispozicion te tij është më pak se zero, sepse cdo te bejne do të hetojnë të gjitha precedentët e shtyrjes së zgjedhjeve Apo shtyrjet e zgjedhjeve që i interesojnë Edi Ramës janë të ligjshme ndersa te tjerat jo!?

Presidenti Bujar Nishani me shumë të drejtë ka shtyrë zgjedhjet e vitit 2017,edhe ato të përgjithshmet edhe ato lokale. Lokalet u shtynë me një muaj e gjysmë në Kavajë, nga 7 maji më 25 qershor 2017. Ndërkohë zgjedhjet e përgjithshme nga 18 qershori më 25 qershor 2017.

Po kur u shtynë zgjedhjet në vitin 2007 kur ishte vete Edi Rama kandidat për Bashkinë e Tiranës, apo ato ishin te ligjshme se i interesonte atij?

Materia juridike e komisionit pra nuk ekziston,eshte zero.

Moralisht eshte me pak se zero.

95% e shqiptarëve jane kundër ketij komisioni, sepse ata, që drejtojnë kete komision jane nen akuze se kanë vjedhur vota duke u bere njesh me krimin, kanë manipuluar pushtetin per vota, u kanë bërë kërcënime njerëzve dhe falë Bild-it dhe Zëri të Amerikës u njoh boterisht dhe hapur krimi zgjedhor i tyre dhe cdo shqiptar i degjoi me veshet e tij se cfare jane keta.

A kanë moral të flasin për paligjshmëri keta bandite?

Ata janë fshehur pas potureve te një prokuroreje të përgjithshme të kapur dhe nuk vihen para drejtësisë,por edhe kjo është thjesht një çështje kohe,te cilen do ta zgjidhe presioni popullor që do të jetë i pandalshëm dhe qe nuk do te fale.

Dosjet 184,339 dhe tashme edhe dosja gjigande e 30 qershorit do te gjykohen nje per nje pa asnje tolerance.

Pra me pak fjalë nuk ka ndodhur asgjë në Parlament me kete komision hetimor,vetëm se banditizmi politiko-elektoral ne veprim,po thellon fajin e rende qe tashme peshon shume fort mbi te.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?