Teksa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në një vizitë jashtë vendit, është Petrit Vasili ai që udhëheq protestën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vasili thotë se ky është paralajmërimi i fundit se po të dojë mund të rrëzojë edhe 20 Edi Rama.
“Mijëra njerëz janë në shesh, kanë ardhur nga çdo cep i vendit, për ti dhënë përgjigje kujt do që do të kthejë Shqipërinë në çifligun e tij. Në dy javët e fundit, kanë grabitur mbi 400 milionë euro nga xhepat e qytetarëve”, u shpreh Vasili. Sa i përket skenarit të opozitës, Vasili u shpreh: “Fuqi e pafund e qytetarëve dhe hap pas nuk ka. Këto paralajmërime janë të fundit. Kjo fuqi merr përpara edhe 20 Edi Rama”, tha ai.
Lajmi kryesor:
3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)
/G.M./ReportTv.al