Petrit Bylykbashi

Kosova & Rajoni

Petriti, ish-banor i ‘Big Brother’ shërohet nga COVID-19: Mantelbardhët janë heronjtë e mi, do dhuroj gjak pas 14 ditëve

13 Prill 2020, 21:36| Përditesimi: 13 Prill 2020, 21:40

  • Share

Petrit Bylykbashi, ish-banor i “Big Brother” është shëruar nga koronavirusi dhe pas 14 ditëve do t'u bashkohet vullnetarëve në Konviktet e Prishtinës e do të dhurojë plazmën për personat që kanë nevojë për të.

18 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirusin, më në fund doli negativ pas testit të dytë të kryer nga spitali në Prishtinë.

Petriti shpreh shumë falenderim për bluzat e bardha të spitalit duke i quajtur heronjtë e tij që e shpëtuan nga ato ditë shumë të vështira.

Gjithashtu ka falenderuar të gjithë personat që u interesuan për të kur ishte sëmurë duke luftuar për jetën.

Postimi I tij i plotë:

U shërova.

Sot, 18 ditë pas rezultatit pozitiv të covid-19, 24 ditë pas shfaqjes së simptomave dhe 38 ditë nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova për herë të dytë rresht (në ditë të ndryshme) negativ në testin e covid-19, konsiderohem i shëruar total.

Sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, unë do rri edhe për 14 ditë të tjera i vetëizoluar, e pastaj do t’i kthehem ‘normalitetit’ dhe do t’i bashkangjitem grupit të vullnetarëve në Konviktet e Prishtinës.

Unë, me pak vështirësi dhe shumë vullnet për jetë e kalova edhe këtë sfidë, uroj të gjithë që janë të prekur ta kalojnë më lehtë se unë, por shumë më shumë uroj që mos të preket askush tjetër nga kjo.

Kur të marrë fund ky vazhdim 14 ditor i vetëizolimit tim, do jem i gatshem të dhuroj plazmën për të ndihmuar ata që janë në gjendje të rëndë.

Më e mira e gjithë kësaj është se nga unë nuk është infektuar askush, as edhe një i vetëm.
Sipas gjithë gjasave unë bej pjesë në grupin e vogel të njerzve që nuk janë bartës të virusit.

Ata të pandalshmit, mantelbardhët, janë heronjtë e mi, po bëjnë punë maratonike, po rrezikojnë jetët e tyre për të na shpetuar neve, e heq kapelen për ta.

Nuk po i ceki me emra asnjë nga ata që më ndihmuan në këto ditë (jo edhe aq të lehta) për mu, e di që më keni ndihmur me zemër dhe jo për të ja postuar emrin në murin tim, pa ju nuk ia kisha dalë dot, do ua di për nder gjithë jetën. 

Faleminderit të gjithë juve që u interesuat për mua e që nuk më latë të merzitem  e me u ndje i vetëm për as edhe një sekond.

Faleminderit
Ju dua. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?