“Një dashuri”, letrat që sollën në dritë forcën e zemrës dhe të mendjes mes Petro dhe Safo Markos. 1096 ditët e Petro Markos në burg dhe përse Nexhmie Hoxha donte të ndante Safon nga Petro Marko?! Si i shkruante Petro Marko nga burgu mesazhet për të shoqen në enët e ushqimit? Si mbahej dashuria gjallë mes Safos piktore dhe Petro Markos gazetar e shkrimtar kur diktatura sapo kishte nisur e që i bënte keq çdo gjë e bukur? Peripecitë e familjes së Petro Markos, këto dhe të tjera i tregon në studio Jerida Sakaj, gazetare. Sakaj i përmblodhi këto letra së bashku me Arianita Markon, e bija e Petros dhe e Safos. I botoi: Rita Petro.
Esencë, e premte e diel, ora 21:00 në Report Tv me Eljan Taninin.
Eljan Tanini: -Një Dashuri, letrat e Dashurisë së Petro dhe Safo Markos vijnë për publikun në një vëllim të vetëm për vitet 1945-1950. Çfarë janë këto letra burgu me dashuri?
Jerida Sakaj: -Petro Marko u arrestua dhe u burgos, ai Safon nuk e pa më. Ata të dy bashkë u njohën edhe pa u takuar fizikisht, si fillim. Babai i Safos në ato vite lexon në gazeta emrin e Petro Markos, i thotë të bijës lexoje se ky është një poet i ri, krejt ndryshe.
Në gjyqet e diktaturës së atyre viteve ata të dy shihen atje për herë te parë në Kinemanë 17 Nëntori, ai e pëlqeu.
Më pas në Gazetën Bashkimi Safo Marko shkon atje me një rekomandim pune, aty ata takohen sepse kryeredaktor ishte Petro Marko, ky i fundit takon vajzën që e ka pëlqyer gjithmonë.
Petro Marko e pyet Safon direkt:
-A je e dashuruar? Jo!
A je martuar? Jo!
Ateherë ti do të bëhesh gruaja ime! Nuk ka më burra të tillë!
Edhe vetë Safo Marko e thotë në rrëfimet e saj që vetë nëna e Safos ka pasur një rol me rëndesi në këtë lidhje!
Kjo dashuri e Petros dhe e Safos kishte shumë sfida, ai ka kaluar tortura të rënda, ndërkohë Petro kishte bërë burg edhe herë tjetër.
Eljan Tanini: -Ku i shkruante Petro mesazhet e dashurisë për Safon?
Jerida Sakaj: -Petro Marko ia shkruante Safos mesazhet e dashurisë në enët e ushqimit që ajo sillte për të, megjithëse ata nuk takoheshin, nuk shiheshin. Safo e kupton këtë në çastin kur lante enët, komunikimi ishte i shkurtër, çuditërisht shkrimi i tyre ishte i njëjtë dhe i vogël.
Petro Marko mbante gjithmonë me vete blloqe dhe laps, shkruante kudo.
Petro Marko shpesh herë edhe vizatonte kur shkruante mendimin e radhës në blloqe. Dedikimet dhe mesazhet në enët e ushqimit shkruheshin vazdhimisht.
Safolinës së Petro Markos të gjithë i thonin se duhet ta lësh Petron, njerëzit ndikonin për keq, ata ishin dy të dashuruar që ishin xhelozë për njëri tjetrin; është diçka e zakontë kur dy vetë duhen!
Familja e Safos, babai dhe mamaja kanë studiuar dhe jetuar në Turqi, babai i saj ka qenë kryetar bashkie në disa vende të Shqipërisë, origjina e tyre është nga Leskoviku.
Eljan Tanini: -Kush e mbante familjen e Petros kur ai ishte në burg?
Jerida Sakaj: -Familja e Petros bëhet familja e Safos, sepse ai nuk kishte askënd këtu.
Vetë nëna e Safos thoshte që duhet të punojmë edhe për Petron. Ndërkohë Lilo, motra e Petros mbante familjen në Himarë, ata ishin shumë fëmijë, 6. Babai u burgos në Ustica në Itali, nëna kish ndërruar jetë, Lilo ishte diku te 14 vjeçe. Ajo u bë shtylla e shtëpisë.
Kur dikush që kish ardhur nga Amerika donte të martohej me Lilon, ajo nuk pranoi se donte të rriste motrat dhe vëllezërit! Madje fëmijët natën kur flinin me motrën, e kapnin atë nga gërsheti sepse kishin frikë se mos ajo ikte natën, nuk donin ta linin të largohej.
Kur Petro Marko ishte në burg, sepse nuk ishte hera e parë që ai binte në burg, kishte një çast kur ajo vetë thoshte që më mirë Petro të vdiste se të rrinte në burg, nuk e përballonte dot! Ishte koha kur Dhërmiu nuk ishte aq pranë, pra rruga, nuk ishte aq pranë sa është sot. Ajo nuk kujdesej dot për vëllain e saj këtu! Prandaj e gjithë mbështetja erdhi nga familja e Safos, për Petro Markon.
Mamaja e Safos e vlerësonte, e donte Petron. Petro i puthte dorën, i thoshte Zonjë.
Eljan Tanini: -Si është kjo ndërhyrja e Nexhmije Hoxhës te Safo, a ndërhyri për keq?
Jerida Sakaj: -Safo njihej me Nexhmie Hoxhën, kanë studiuar thuajse në të njëjtën kohë, kjo e fundit e ka thirrur Safon dhe i ka thënë ta ndërpriste atë dashuri sepse Petro nuk ishtë për të.
Eljan Tanini: -Si e kishte Petro ekonominë?
Jerida Sakaj: -Petro Marko shpesh herë nuk kishte të paguante në kafe, edhe kur doli nga burgu mbeti i tillë për sytë e disave.
Safo punonte më shumë dhe e mbante shtëpinë, punonte pa u lodhur. Safo dhe Petro Marko ishin njerëzit më të besuar të njëri tjetrit.
Eljan Tanini: -Si është rasti kur dikush ndërhyri në dashurinë e tyre? Si hyri?
Jerida Sakaj: -Dikush pati ndërhyrë në dashurinë e të dyve. Safo vetë nuk donte të shquhej për bukurinë e saj. Kur një gazetare i telefonon Safos një ditë në lidhje me bukurinë e saj, ajo refuzon të japë intervistën sepse Safoja donte të mbahej mend për punën e saj, jo për bukurinë.
Në ato vite ishte dikush që e pëlqente Safon megjithëse ajo donte Petron, ai ndërhyri mes tyre në ato fillimet. Petro Marko e takoi kandidatin tjetër dhe i tha që ne duhet ti lëmë kohë Safos të zgjedhe, ti lëmë kohë 2 javë. Në këto dy javë Petro i çonte Safos vetëm lule dhe çokollata. Ai tjetri u dorëzua!
Ka edhe gjëra të tjera që do të dalin për herë të parë si letërkëmbimet, fëmijëria e Petro Markos dhe letërkëmbimet që kanë familjarët mes tyre etj… Nuk ka asnjë sekret, do të të dalin të gjitha letrat.
Në vitin 1975 Jamarbër Marko u arrestua, shumë gjëra kanë humbur, janë djegur dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Shumë gjëra edhe janë falur, sepse dikush donte edhe ndonjë pikturë e diçka tjetër.
Eljan Tanini: -Safo nuk e ka takuar kurrë Petron në burg, a e ka pikturuar ajo atë sikur ta ketë parë vetë në qeli?
Jerida Sakaj: -Petro Marko është pikturuar në burg nga Safo Marko, ajo nuk e ka parë kurrë në burg, por e ka imagjinuar Petron në burg! Skica tregon ecejaket që ai bënte në qeli, të tilla i bënte edhe në shtëpi në korridor.
Eljan Tanini: -Si shfaqen dhe si lindin problemet e kohës së tyre përballë sistemit në familje?
Jerida Sakaj: -1975, kur djali i Petros dhe Safos është arrestuar, Jamarbër Marko, Arianita, është detyruar të djegë pikturat e saj në bodrum, por nga ana tjetër nuk duhet të bënte tym. Pikturat e saj ishin me shumë ngjyrë.
Arianita Marko ka patur në shtëpi një pikturë të ‘’The Beatles’’, pra grupi i pikturuar prej saj. Kur ata erdhën në shtëpi të kontrollonin, pyesin se kush janë këta, Petro Marko u thotë: Janë njerezit e mi nga Dhërmiu. Nuk ndodhi asgjë më pas!
Kur një skuadër tjetër erdhi një ditë më pas për të marrë prova të tjera, ata hynë në depo, Arianita Marko i shtyn drejt bodrumit, sepse gjoja depoja e shtëpisë ishte kontrolluar tashmë nga ata që kishin ardhur ditë më parë. Ajo i çoi në bodrum kastile.
Eljan Tanini: -Kush është Jole?
Jerida Sakaj: -Jole është mikeshë e Petros, italiane. Ata ishin miq të mirë, kishin miqësi të hershme por edhe familjare.
Eljan Tanini: -Safo me Petron kërcenin?
Jerida Sakaj: -Petro nuk e ka lejuar kurrë Safon të kërcente me dikë tjetër. Petro Marko dhe Safo Marko ishin të dy shumë idealistë. Kur amerikanët i thonë Petro Markos a do të bëhesh agjenti jonë, por jo agjent në kuptimin e keq, ai refuzon! Kjo ju përdor atij edhe më vonë. Amerikanët donin ti merrnin të dy me vete.