Politikë

Petro Koçi: Berisha vepron për interesa greke! Më 11 Maj e kemi detyrim kombëtar të votojmë kundër tij dhe partisë që komandon

16 Prill, 11:08| Përditesimi: 16 Prill, 11:12

  • Share

Deputeti socialit Petro Koçi thotë se një ndër arsyet se pse Sali Berisha duhet të‘bojkotohet’ më 11 Maj janë edhe interesat e tij greke. Në një video në rrjete sociale, deputeti shprehet se Berisha është ‘lojtari’ më i rëndësishëm politik me interesa greke në vendin tonë, jo vetëm Fredi Beleri apo Vangjel Dule. 

“Sot dua t’ju flas për një çështje të rëndësishme. Këto ditë kolegë apo qytetarë zgjedhës të ndryshëm më kanë bërë një pyetje lidhur me gjetjen e politikanit apo lojtarit politik më të rëndësishëm për interesat greke në Shqipëri. Disa thonë është Fredi Beleri, të tjerë Vangjel Dule e të tjerë. Unë jam përgjigjur thjesht, lojtari politik më i rëndësishëm për interesat greke në Shqipëri quhet Sali Berisha. Kuptohet që janë kombinime mes atyre interesave dhe interesave të tij personale. Që do të thotë se ne tashmë e kemi detyrim kombëtar që më 11 maj të votojmë kundër Berishës dhe partisë që ai komandon.”, shprehet Koçi.

Ai thekson se mbështet marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, por shton se është e pafalshme që politikanë shqiptarë si Berisha, për shkak të halleve personale, të shndërrohen në lojtarë politikë kundër interesave kombëtare. 

“Unë nuk jam kundër marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Greqisë, besoj fort se ato marrëdhënie janë në interes të jashtëzakonshëm për Shqipërinë por edhe për Greqinë, duke pasur parasysh edhe integrimin evropian të Shqipërisë. Por mendoj se është e pafalshme që politikanë shqiptarë, për shkak të halleve personale, të shndërrohen në lojtarë politikë për interes të vendeve të tjera në disfavor të interesave tona kombëtare. Këtë e vumë re ne zgjedhjet e Himarës, por edhe në fenomene të tjera që kam shoqëruar aktivitetin politik të Berishës, pandaj iu ftoj që më 11 maj të votoni kundër Salio Berishës, PD që ai komandon”, u shpreh Koçi. 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?