Për deputetin e PS Petro Koçi, PS në këto zgjedhje do të marr më shumë se 78 mandate. I ftuar ditën e sotme në Frontline në Report Tv ai tha se, PS do të marr më shumë beson se numri i mandateve mund të arrijë midis 80 dhe 81.
‘Nga të gjitha llogaritë që bëhen 78 mandate i merr PS. Fieri shkon nga 10 në 11, 10 nuk diskutohet këtë herë. 78 nuk diskutohet dhe ky është starti i në rezultati që maksimalen mund ta ketë 88, por besoj do të jetë një shifër që do ta ketë 8 para. Ka një formulë që varet se sa mund të marrin edhe partitë e vogla dhe në dëm të kujt. Shumica e partive jo tradicionale do të marrin votat e PD për shkak të konsumimit të saj më shumë se qeveria në 12 vitet e fundit. Unë besoj tek 8 para a 80 a 81 këtë se di. Po 78 nuk lëviz ne flasim për më lartë’, tha ai.
Teksa u ndal tek non grata e Berishës, ai tha se ajo nuk i është hequr.
‘Berishës nuk i është hequr non grata, njolla politike dhe morale që ka marr Berisha nuk i është hequr. Një sanksion nga SHBA është politike, se nuk jep vendim që të dënoj ty me burg. Ky është një absurditet. Lobimi i PD, është e tmerrshme 6 milionë dollarë është shumë, këta duan që të qeverisin vendin kur harxhojnë 6 milionë dollar për një postim në tëiter’, tha ai.
Teksa u ndal tek arrestimet nga radhët e PS, ai tha se ky është ndryshimi mes PD dhe PS, pasi kjo e fundit bëri reformën në drejtësi.
‘Sot ka institucione që korrupsionit i tregojnë vendin, ndryshe nga e kaluara dhe këtu ke dallimin e madh mes PD dhe PS. Populli nuk e gjykon kështu që kanë shkuar kaq socialistë në SPAK, por shohin a e mbështet SPAK kjo forcë politike. Kështu forcohet shteti nuk ka rëndësi që ai që shkon në SPAK është nga PD ose PS’, tha ai.
Për kandidatin e PS, Erjon Malaj, parashikimi i kryeministrit Edi Rama se sa mandate do të marr PS është është i bazuar mbi punë e bërë në këto vite qeverisje nga PS.
‘Nuk mendoj se është parashikim, ai ka bërë këtë vlerësim të votës duke u bazuar në ato muaj punë dhe analiza që ne kemi bërë në terren në cdo njësi dhe qark. Ne tani flasim përballë një fakti duke diskutuar numra që kemi bërë një studim dhe e dimë se kjo është preferenca që kanë qytetarët sot’, tha ai.
Teksa foli për këshilltarin elektoral të PD Chris LaCivita, ai tha se nëse një parti tjetër do ti kishte ofruar një shumë më të madhe parash do kishte shkuar tek ajo parti.
‘PD ka marr një person privat dhe ka lidhur një kontratë dhe ai do të vij, nëse atij do ti jepej më shumë lekë ai do të ishte sot këtu krah nesh. Dhe e thanë se është përfaqësues i Trump, që nuk është fare e vërtetë. Por në fund ata që vendosin janë shqiptarët. Mendoni se PS mund të ndikojë tek DASH dhe të marr një vendim, unë këtë se imagjinojë dot’, tha ai.
Ndërsa, gazetari Poli Hoxha tha se PD me Berishën do dal shumë keq në këto zgjedhje.
‘Është e vërtetë që PD me Sali Berishën do të dal shumë keq, do ti hiqja kapelën Berishën nëse merr një votë më shumë se Basha, po edhe Rama edhe si që të dalin zgjedhjet edhe me 78 edhe me 88 janë të dy duke blerë kohë. Sepse s’mund të shkosh edhe 4 vite të tjera me këtë qeverisje me ato procese që janë në SPAK. ‘Non grata e Berishës është bërë sipas ligjit, ai është hetuar nga një agjensi speciale dhe fillon nga 92 deri këtej dhe shbërja nuk hiqet me një postim është çështje gjyqësore. Po të futesh në DASH ajo non grata është aty’, tha ai.
Për avokatin Leonard Karaj, se në këto zgjedhje vota do të marrin edhe parritë e reja.
‘Në 2021 kishte një lloj luftë politike të mirëqenë kurse tani unë e shoh që ne nuk arrijmë dot që të kalkulojmë forcën që ka PD dhe se sa do të jetë marzhi i elektoralit gri që do shkojë majtas apo djathtas apo edhe drejt partitë e vogla. Unë them se mund t’ja marrin jo vetëm opozitës por edhe PS votat partitë e vogla. Shqipëria nuk arrin dot kurrë të futen në BE në 2030, jo se nuk e dua unë por s’më duhet e realizueshme si objektiv. Sot ne duhet që të flisnim për bilancin e qeverisjes. Opozita ka bërë vetëvrasje politike, por nuk të jetë që unë se dua Berishën dhe do shkojë te votojë Ramën. Ke parti të tjera, nëse se do Berishën pse duhet të shkosh tek Rama’, tha ai.
Komente
