Politikë

Petro Koçi për Sali Berishën: I dashur, mallkimi i Shqipërisë dhe peshkaqeni i krimit! Çdo i akuzuar tjetër, është cironkë para teje

13 Mars, 09:14| Përditesimi: 13 Mars, 11:14

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i është përgjigjur ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e sulmoi në deklaratat e tij publike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçi nuk ka kursyer ironinë dhe akuzat ndaj liderit historik të PD-së, duke e cilësuar atë si mallkimin e vendit dhe peshkaqenin e krimit.

Mesazhi i plotë:

I dashur Mallkim i vendit tim, Sali Berisha,

Meqë deklarata ime e fundit lidhur me procesin e përcaktimit të kandidaturave në PS të paska djegur ty më shumë se çdokënd tjetër kishe pasur "mençurinë" pa pikë kuptimi të përmendje emrin tim në një kumtim të trullosur gjyqësor ndaj partisë time.

Ta kam thënë dhe herë tjetër se ndryshe nga ti unë kam vendosur të vdes si qytetar i mirë dhe jo si ti, politikan i pasur.

Nuk është faji i diagnozës politike që të kam përcaktuar në rastin e epshit të pakontrolluar të femijëve dhe dhëndrit tënd për pasurim miliona eurosh gjatë karrierës tënde kryeministrore. Jam përballur me ty, krimet e tua dhe kandidatët e tu dhe i kam mundur as me grushta, as me shkelma, as me hunj, as me kamzhik, as me burgosje, as me berbere, as me tregeti, por me vota te pastra në Fier dhe në Kombinat.

Për kutinë tënde kriminal nëse një politikan nuk është pak bandit, pak zjarrvënës, pak votëvjedhës, pak grabitës, pak hajdut atëherë ai katandiset të emërtohet naiv i pamençur.

Je fatkeqësia e vendit tim, sepse çdo e keqe tjetër në këtë vend ështe një e keqe më e vogel se ajo e jotja. Prandaj progresi ynë ka ngecur shpesh nga litari yt në këmbët e Shqipërisë tonë.

Nëse Ceno Klosi do rezultojë i inkriminuar sërish do mbetet nje cironkë përballë nje peshkaqeni si ti në fushën e krimit.

Ti je turpi i komunistëve që u ktheve në nderin e pëdëistëve.

Je Mallkimi i vendit tim!

Harram!

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 13/03/2025 09:35

    Te lumte goja dhe pena Petro Koci! Ai eshte mallkimi dhe pengmarresii ketij vendi! Cdo kriminel,bandit,drogaxhi,hajdut e i korruptuar i ketij vendi eshte nje hollesi e parendesishme ne kete vend,ne krahasim me kete perbindesh te mallkuar qe i ka zene frymen ketij vendi e ketij populli. Kete,qellimisht nuk do ta vleresoje e kuptoje vetem SPAKU e Altin Dumani.Aresyen e di vetem ai.Kercenohet,shantazhohet apo? se per ta korruptuar Dumanin nuk ma merr mendja!

    Përgjigju
    • Niko: 13/03/2025 11:33

      Të lumtë Petro Burri i ndershëm!

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?