Pse kam sugjeruar dje dorëheqjen e zotit Veliaj:
1. Tirana nuk mund të qeveriset me korrespondencë, edhe nëse i zgjedhuri do të duhej ta ushtronte detyrën me këtë metodë në kushte lirie. Kryetari i Bashkisë ka një përgjegjësi dhe ngarkesë tepër të madhe për të mundur ta kryejë misionin e qeverisjes edhe në minimumin e detyrueshëm nga kushtet e lirisë së kufizuar në izolim.
2. Tashmë është vërtetuar se pozita e të zgjedhurit nuk krijon asnjë avantazh apo lehtësi në rastet e ndjekjes penale. Të qenit deputet, kryetar bashkie apo edhe ministër nuk krijon asnjë lehtësi në raport me ndjekjen penale, masat e sigurisë apo ndëshkimin penal. Përkundrazi, është krijuar perceptimi që shpesh pozita e të zgjedhurit përbën një rrethanë më shumë rënduese sesa lehtësuese për të pandehurit. Kjo nuk do të thotë që rasti i zotit Berisha mund të justifikohet. Ai qartazi është trajtuar si përjashtim.
3. Duket kontroverse, por një dorëheqje e mundshme e Erionit do të konsiderohej më shumë si respektim i betimit që ai ka bërë për t’i shërbyer Tiranës dhe si besnikëri ndaj votëbesimit plebishitar, sesa si një dorëzim. Gjykoj se ky akt do të perceptohej qartazi si një qasje e ndryshme dhe moralisht e kundërt me atë të zotit Berisha, i cili mbertheu pozicionin e Kryetarit të PD për të fituar imunitet përballë akuzës dhe procesit penal.
4. Dorëheqja do të ishte një kartë e fortë morale dhe do të forconte kredibilitetin e pretendimit për pafajësi. Në rrethanat aktuale ky akt do të përbënte një shërbim madhor dhe pse jo një sakrificë për Tiranën, Partinë Socialiste dhe punët e panumërta që ka përsipër Bashkia më e madhe e vendit tonë.
5. Mendoj se dorëheqja do të përbënte një qasje burrërore dhe jo një sjellje nga pozita e dobësie.
Besoj se edhe kundërshtarët më të egër të zotit Veliaj do të hiqnin kapelën nga respekti.
6. "Mbrojtja" që zoti Sali i bëri Erionit, në fakt, nuk përbën ndonjë reflektim të kreut të PD mbi standardet e drejtësisë, por thjesht një taktikë për të imunizuar prapanicën e vet.
7. Ky qëndrim i imi është jo vetëm personal, por tejet dashamirës dhe i hapur. Kështu që çdo Nest Angon e çdo spiun frikacak si ai që ka nahija jonë politike të mos fërkojë duart nga gëzimi.
Komente

Që ja ke marë dorën politikës mirë,por mos haro që për gjuhë të huaj ke mbaruar jo për shkenca politike.Po të më pyesi puna mua unë të gjith juve të lartit e P.S.SH ju lidh te kangjellat e S.P.A.K., B.K.H.GJ.K.K.O. DHE PARA PORTËS SË BURGUT NË DURRËS.JU JENIFRIKACAK KENI FRIKË NGA HIJA TUAJ SHIKONI TRIMAT DUDALLENJ TË S.B. QË E DINË ,BËJNË SIKUR NUK KUPTOJNË E DINË DHE NË UNISON MBROJNË ,SHAJNË E OFENDOJNË NË TË KATËR ANËT.JU GJYNAH QË JENI TRASHËGIMTARË TË P.P.SH.
PërgjigjuPa vendimin gjyqësor të formës së prerë i akuzuari prezumohet i pafajshëm dhe të pafajshmit s'kanë pse japin dorëheqje. Sa për moral PS ka shitur boll dhe e ka ngrënë sa krahu, të pamoralshmit e krahut tjetër janë sjellë e sillen si cuba ndaj drejtësisë dhe gjithnjë kanë përfituar.
Përgjigju