Petulla krokante me sheqer pluhur
Përbërësit:
- 2 vezë të plota
- 1 e verdhë veze
- 2 lugë gjelle sheqer
- 1 majë luge kripë
- 1 lugë gjelle rum ose vanilje
- 2 lugë gjelle kos ose pana
- 250 gr miell
- 1 lugë gjalpë i shkrirë
- Vaj për skuqje
- Sheqer pluhur për sipër
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin, kripën, kosin, vaniljen dhe gjalpin e shkrirë. Shtojmë miellin gradualisht dhe e punojmë brumin derisa të bëhet i butë, jo ngjitës. E mbështjellim me plastmas dhe e lëmë të pushojë 30 minuta në temperaturë ambienti. Më pas me okllai hapim një petë në trashësi sa më të hollë. Përdorim një gotë për të prerë rrathë dhe me ndihmën e një thikë i japim formën e luleve (5-6 prerje pa shkuar në mes). Lyejmë lehtë sipërfaqen me furçë me të verdhë veze dhe vendosim nga një shkop të hollë në qëndër të luleve për të ruajtur formën. Në një enë të thellë me vaj të nxehtë i skuqim për disa sekonda në secilën anë derisa të marrin ngjyrë të artë. Sapo të ftohen pak i pudrosim me sheqer pluhur.
Komente
