Petulla / Llokma me sherbet nga zonja Albana

18 Prill 2023, 12:21| Përditesimi: 18 Prill 2023, 12:24

  • Share

Petulla / Llokma me sherbet

Përbërësit:

Për brumin:

  • 2 gota ujë
  • 3 gota miell
  • 1 lç maja e thatë
  • 1 lç sheqer
  • 1 lç kripë
  • 2 lgj vaj

Për sherbetin:

  • 2 e ½ gota sheqer
  • 2 gota ujë

Përgatitja:

Në një tenxhere shtojmë ujin dhe sheqerin për sherbetin dhe e lemë të marrë valë për pak minuta. E lemë sherbetin të ftohet.

Në një tas vendosim ujin, majanë, sheqerin dhe një pjesë të miellit. I trazojmë mirë, shtojmë vajin dhe në fund kripën dhe pjesën tjetër të miellit. E përziejmë mirë dhe e lemë të vijë masa e brumit të hollë. I skuqim lugë-lugë ose me anë të një qese ku hapim një vrimë që të dalë masa e brumit. Kur të mbarojmë me petullat i shtojmë tek sherbeti i ftohtë dhe me anë të një luge i vendosim në pjatancë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?