Receta

Petulla me brumë patatesh nga zonja Albana

4 Mars, 12:26| Përditesimi: 4 Mars, 12:28

  • Share

Petulla me brumë patatesh

Përbërësit:

  • 600 gr patate
  • 2 kokrra vezë
  • 2 lugë miell
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe i grimë me rende për së gjati. I kalojmë në ujë të ftohtë, i kullojmë dhe i vendosim të thahen në një beze pambuku. Vendosim vezët në një tas, miellin, kripën dhe piperin. Shtojmë patatet dhe pak miell për të trashur masën. E punojmë mirë brumin, ndërkohë kemi nxehur vajin në një tigan të gjerë. Skuqim petullat duke i hedhur lugë-lugë larg njëra tjetrës. I kthejmë më pas nga ana tjetër dhe i vendosim mbi një pjatancë ku kemi shtruar letër kuzhine.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?