Petulla me gjizë
Përbërësit:
- 2 lugë gjizë
- 2 kokrra vezë
- 250 ml qumësht
- 50 gr djathë kaçkavall
- 10 gr pluhur pjekës
- 2 lugë kafeje kripë
- 500-550 gr miell
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Bashkojmë të gjithë përbërësit në një enë dhe formojmë një brumë mesatarisht të butë dhe menjëherë i japim formë duke e hapur si një petë të cilën e ndajmë në forma. Në një tigan shtojmë rreth 250 ml vaj dhe presim derisa të nxehet mirë dhe më pas skuqim petullat në zjarr të lartë për 2-3 minuta nga të dyja anët.
Komento