Receta

Petulla me hirrë dhe kos nga zonja Albana

2 Korrik, 11:05| Përditesimi: 2 Korrik, 11:11

  • Share

Petulla me hirrë dhe kos

Përbërësit:

  • 200 ml hirrë
  • 200 ml kos
  • 1 vezë
  • 10 gr maja buke e thatë
  • 1 Iç sheqer
  • 1 e 1/2 lk kripë
  • 600-700 gr miell
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tas të madh përziejmë mirë hirrën me kosin dhe vezën. Më pas shtojmë majanë, sheqerin, kripën dhe miellin. E përziejmë mirë brumin e petullave dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas hapim me brumin një petë të trashë të cilën e presim në katrore të mëdha. Nxehim vajin shumë dhe skuqim petullat për pak minuta nga të dy anët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?