Jeshillëqe në brumë në formë petullash
Përbërësit:
- 300-400 gr jeshillëqe të ndryshme
- 2 kokrra vezë
- 3-4 lugë miell
- 3-4 lugë galetë
- Kripë, piper, majdanoz
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Lajmë dhe zbutim gjethet e jeshillëqeve duke i zier për 3-5 minuta në ujë me kripë. Më pas i kullojmë mirë, i shtypim pak që të dalë lëngu i tepërt dhe i grijmë hollë me thikë. Në një tas përziejmë gjethet me vezët, miellin, galetën, kripën dhe piperin. Nëse dëshirojmë shtojmë pak majdanoz të grirë për aromë. Duhet të krijohet një masë pak e trashë dhe që mbahet me lugë. Nëse është shumë e hollë, shtojmë pak miell ose galetë. Nxehim vajin në tigan dhe hedhim me lugë nga pak masë, si petulla të vogla. I skuqim nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim në letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe i shërbejmë me pak kos ose salcë kosi.
Komente
