Petulla me kos dhe hudhra në petë
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 150 ml kos
- 100 ml qumësht
- 5 thelpinj hudhër
- 1 vezë
- 1 tufë majdanoz
- 1 lç kripë
- 1 lk sheqer
- 1 lç sodë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Bashkojmë në një enë të gjithë përbërësit dhe zëmë brumin. E lëmë të pushojë pak dhe më pas hapim një petë të madhe dhe e presim në trekëndësha të gjatë. I skuqim petullat në vaj bimor dhe i shërbejmë të ngrohta.
Komento
Komente
