Petulla me kos dhe jeshillëqe nga zonja Albana

8 Tetor, 12:01| Përditesimi: 8 Tetor, 12:03

  • Share

Petulla me jeshillëqe

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 4-5 qepë të njoma
  • 1 gotë kos (i thartuar)
  • 3 kokrra vezë
  • Dhjozmë, kopër
  • Pak piper të zi të bluar
  • Pak sodë buke
  • Kripë sipas dëshirës
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në fillim presim qepët e njoma shumë hollë. Qepën e shtypim fort me kripë derisa të firaset. Në një tas porcelani rrahim vezët. Më pas shtojmë kosin dhe vajin e ullirit. Shtojmë qepën, dhjozmë dhe kopër të grirë imët. I rrahim mirë. Në fund hedhim miellin me sodën. Përftojmë një brumë jo shumë të trashë, si brume petullash. E vendosim tasin afër zjarrit të mbuluar me një pecetë. E lëmë brumin që të vijë në enën të mbuluar me pecetë, derisa të dyfishohet volumi i tij. Në një tenxhere hedhim shumë vaj (zjarri duhet të jetë i mesëm). E provojmë që vaji është gati, kur ne kalojmë dorën mbi tenxhere dhe ndiejmë nxehtësi. Hedhim brumin lugë - lugë (një lugë gjelle për çdo petull të lagur në një gotë ujë). Petullat duhet t'i hedhim në tigan larg njëra-tjetrës pasi gjatë skuqjes brumi fryhet. Lugën pasi mbaron së hedhuri petullat e vendosim sërish në gotën me ujë. I kthejmë me kujdes dhe i bëjmë disa vrima që të piqen bukur. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të kemi mbaruar gjithë brumin. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?