Petulla me kos dhe jeshillëqe
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 4–5 qepë të njoma
- 1 gotë kos
- 3 kokrra vezë
- Dhjozmë dhe kopër
- Pak piper i zi i bluar
- Pak sodë buke
- Kripë sipas dëshirës
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Presim qepët e njoma shumë hollë dhe i shtypim me pak kripë derisa të lëshojnë lëng. Në një tas rrahim vezët, shtojmë kosin, dhjozmën, koprën, piperin, sodën e bukës dhe kripën. Më pas shtojmë miellin pak nga pak derisa të krijohet një brumë i butë e i trashë, si për petulla. E mbulojmë tasin me pecetë dhe e lëmë afër zjarrit që të vijë, derisa të dyfishohet në vëllim. Në një tenxhere hedhim vaj të bollshëm dhe e ngrohim mirë. Provojmë vajin duke kaluar dorën sipër: nëse ndjejmë nxehtësi, është gati. Me një lugë gjelle (të lagur në ujë), marrim nga brumi dhe e hedhim në vaj. Petullat duhet të jenë larg njëra-tjetrës, sepse fryhen gjatë skuqjes. Pasi të skuqen nga të dyja anët, i nxjerrim në letër kuzhine që të kullojnë.
Komente
